Trupi i një personi të vdekur të gjinisë mashkullore është gjetur dje në mëngjes rreth orës 8 e 30 minuta. Policia njofton se në bulevardin “Nënë Tereza”, përballë Institutit për sëmundje të mushkërive, në terasën e një shtëpie të braktisur është gjetur një person i vdekur, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar, transmeton Gazeta Lajm.
Rastin në polici e ka paraqitur një qytetar, kurse pas hetimeve të kryera trupi është dorëzuar për obduksion.
Tani për tani nuk dihen as shkaqet se si ka ndodhur vdekja e tij.