Sot rreth orës 07:45, personi me iniciale B.J ka paraqitur në polici se ka gjetur të vdekur babain e tij, 77 vjeçarin J.J., i cili më herët ishte paraqitur si i zhdukur.
Sipas informatave, trupi i të ndjerit është gjetur në afërsi të fshatit të Pallçishtës së Poshtme, ndërsa në të nuk janë vërejtur shenja dhune.
I ndjeri, para dy ditësh ishte raportuar si person i humbur. Prokurori publik dhe ekipi policor nga Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë kanë kryer hetim në vendin e ngjarjes . Më pas, me vendim të Prokurorit Publik trupit i të ndjerit i është dorëzuar familjes për varrim.

