MPB-ja dha një njoftim në lidhje me ngjarjen për të cilën kanë raportuar se me 03.03.2019 rreth orës 23.30 në SPB Strumicë, mjeku nga Spitali në Strumicë ka lajmëruar se tek to është hospitalizuar një vajzë 19 vjeçare nga Strumica ku gjatë kontrollit është konstatuar se paraprakisht ka lindur, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi, në më shumë vende janë gjetur dëshmi që tregojnë se ka pasur lindje, njofton se është kontrolluar nga zyrtarët policor dhe prokurori publik ku është i gjetur edhe trupi i vdekur i foshnjës, transmeton Almakos.
Me urdhrin e Prokurorit Publik trupi i foshnjës është dorëzuar për obduksion. Janë marr shenja gjaku për analizë nga nëna, anëtarët e familjes dhe mashkullit me të cilin vajza ka qenë në lidhje dashurie. Me udhëzimet e Prokurorit Publik, po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

