Dymbëdhjetë migrantë janë gjetur në një automjet udhëtarësh të llojit “Mercedes”, pasi shoferi paraprakisht ka refuzuar të ndalojë në shenjën e policisë, ka shkaktuar aksident trafiku dhe është arratisur në drejtim të panjohur.
Rasti në SPB Shkup është denoncuar dje, më 17.06.2026 rreth orës 19:47, kur është njoftuar se në autostradën nga Gradsko në drejtim të Shkupit po lëviz një automjet i dyshimtë me targa që i bënin pjesë një makine tjetër.
Pasi shoferi nuk ka ndaluar në shenjën e ndalimit të dhënë nga policia, në nyjën rrugore pranë Miladinovcit është kthyer mbrapa dhe ka vazhduar të lëvizë në një rrugë dheu në fshatin Bllacë të komunës së Petrovcit.
Duke ikur nga policia, shoferi ka humbur kontrollin dhe me automjetin ka goditur një pemë, pas së cilës menjëherë ka dalë dhe ka braktisur vendin e ngjarjes.
Nëpunësit policorë, pas kërkimit të terrenit, kanë gjetur automjetin e braktisur, në të cilin janë ndeshur 12 migrantë. Mes tyre, pesë persona ishin me origjinë nga Egjipti, ndërsa shtatë të tjerët ishin nga Turqia.
Migrantët janë siguruar menjëherë dhe është në rrjedhë sipër vendosja e tyre në qendrën tranzitore në Tabanoc.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në këtë moment po ndërmerren masa intensive për gjetjen e shoferit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.


