Gjatë mbrëmjes së kaluar (05/06.02.2022) në periudhën nga ora 22:00 deri më ora 02:00 është realizuar kontrollim i përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 145 shoferë, prej të cilëve 33 në territorin e SPB Shkup, 29 në territorin e SPB Manastir, nga 16 në territorin e SPB Shtip dhe SPB Strumicë …Gjatë këtij kontrolli janë shqiptuar edhe 200 gjoba për kundërvajtje tjera.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.



