Dy persona kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa 26 lëndime më të lehta trupore në 29 aksidente rrugore që gjatë fundjavës që lamë pas kanë ndodhur në rajonin e SPB
Shkup. Policia rrugore ka sanksionuar 147 shoferë që kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 90 shoferë.
Sipas raportit policor, 38 shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 38 para se të marrin të drejtën e ngasjes së automjetit motorik, ndërsa 14 shoferë fillestarë.
Në mënyrë të parregullt ishin parkuar 136 automjete, ndërsa karrotreci ka marrë 107 automjete. Janë sanksionuar edhe nëntë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për ta, 11 shoferë të cilët kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, dy shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, shtatë për rreshtim të parregullt, gjashtë për parakalim të parregullt dhe 19 drejtues të motoçikletave janë sanksionuar për mos shfrytëzimin e helmetave mbrojtëse.
Data 25.08.2025
Aktuale
- OEMVP: Kriteret për vauçerët e Qeverisë i diskriminojnë bizneset e vogla dhe të mesme
- (VIDEO) BDI: Ishim dhe mbetemi faktor stabiliteti, VMRO: BDI po shkon në histori
- (VIDEO) Ndryshimet në kodin zgjedhor, Kuvendi nuk pritet të bëjë tentim të ri për miratimin e ndryshimeve
- “Artur Zheji nuk imponohej”- Ish presidenti Bamir Topi në News24: Është marrë dhe me çështje të interesit kombëtar, formimi i tij shkonte përtej pushtetit politik…
- A i duhen Çairit strategjista apo bagerista?!
- Aksion i policisë financiare në Likovë, Zhelinë dhe Kumanovë, arrestohet 7 persona, kanë dëmtuar buxheti për mbi 430 milionë denarë
- Kryenin vjedhje në hotele dhe vila luksoze në Greqi, arrestohen 4 shqiptarë
- Spartak Ngjela kujton bisedat me Artur Zhejin: Ai ma njihte tipin dhe më bënte lëshime, njeri që dëgjonte dhe të lejonte të flisje