Një shofer i automjetit motorik dhe bashkudhëtari i tij kanë humbur jetën në njërin nga 10 aksidentet e ndodhura gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB-së Shkup.
Në një aksident më rëndë është lënduar një person, pesë persona kanë marrë lëndime më të lehta në tre aksidente, ndërsa në pesë është shkaktuar dëm material.
Nga MPB informojnë se dje policia e komunikacionit ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Tetëdhjetë e nëntë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre shoferë kanë kaluar në rrugën jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë, pesë shoferë kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, tre shoferë për parkim të parregullt, një shofer për parakalim të parregullt dhe 16 shoferë për mosshfrytëzimin e helmetës mbrojtëse. Janë sanksionuar edhe tre këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë. Janë zënë edhe 120 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Nga komunikacioni janë përjashtuar pesë shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetet nën ndikim të alkoolit, 18 shoferë para se të marrin patentë shoferi, dy shoferë fillestarë, si dhe dy automjete teknikisht të dëmtuara.
Me ndihmën e automjetit special të karrotrecit, janë mënjanuar 68 automjete.
Reparti për parandalim pranë SPB-së Shkup në kornizat e projektit edukativ të komunikacionit “Kultura e komunikacionit për fëmijët në institucionet parashkollore” do të realizojë punëtori edukative me fëmijët e grupit më të madh në kopshtin e fëmijëve “25 Maji”, objekti “Iskra”, i cili gjendet në rajonin e komunës së Gazi Babës.

