Dje (01 mars) në ora 17:00 në SPB Tetovë është raportuar se në Spitalin klinik të Tetovës pa shenja jete është sjellë 20-vjeçari A.A. nga Tearca e Tetovës.
Në një parking para një ndërtese banimi, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, ku sipas raportit është gjetur pa shenja jete i ndjeri A.A. isnpektimin e ka kryer prokurori publik dhe ekipi i SPB Tetovë.
“Me urdhër të Prokurorit Publik ndaj trupit të të ndjerit është kryer autopsia.
Lidhur me këtë rast në ora 18.10 në rrugën e ,,Ilindenit në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat L.D.(23), J.S.(24), A.O.(25), A.O.(35) dhe P.A.(71), të gjithë nga Tetova nën dyshimin për përfshirje në “prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “mundësimit të përdorimit të narkotikëve”.
Gjithashtu mbrëmë (02-mars) në ora 01:10, në rrugën “113”, lidhur me rastin është privuar nga liria edhe B.H.(19) nga Tetova. Të gjithë personat e privuar janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së, raporton SHENJA.
Data 29.08.2026
Aktuale
- Izraeli dëbon kritikët evropianë nga qendra e koordinimit për Gazën e udhëhequr nga SHBA-ja
- Tri parti politike në Luginë përkrahin kandidaturën e Faton Bislimit për president të Kosovës
- Paraqitet Viktor Makedonija: Sheholli mi dha disa emra, por e pash se s’janë për biznes
- “Urime ditëlindjen babi”, fotoja e parë e Engjit me djalin Amer në ditëlindjen e Lulit
- (VIDEO) Murseli: Disa nxënës shqiptarë nuk pranohen në shkollën fillore “Petar Zdravkovski-Penko”
- Shqipëria: Nuk jemi pjesë e asnjë skenari për destabilizimin e Malit të Zi
- Mexhiti vlerëson ambasadorin Ulusoy: Miqësia mes Maqedonisë dhe Turqisë, urë e fortë
- Policia Financiare po kontrollon nëse ka hyrje të kapitalit të dyshimtë në hapësirën mediatike në Maqedoni



