Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka reaguar shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili dje deklaroi se është shumë i alarmuar me situatën në veri të Kosovës.Pas arrestimeve të reja nga Policia e Kosovës ndaj të dyshuarve për dhunë ndaj KFOR-it dhe pas marshimit të rregullt Ushtrisë së Kosovës në Mitrovicën jugore, Borell kritkoi Kosovën.Borrell, arrestimet e serbëve i ka konsideruar si arreste pa përfillje të procedurave gjyqësore.Gërvalla ka shpërndarë postimin e tij në Twitter dhe e ka pyetur nëse BE-ja po bën thirrje që të mos ndëshkohen ata që kanë sulmuar pjesëtarët e NATO-s.Borrell reagon ashpër pas arrestimeve në veri dhe marshimit të FSK-së në jug“A po bën thirrje BE-ja për mosndëshkim për ata që sulmuan NATO-n?”, ka pyetur Gërvalla.Gërvalla ka thënë se arrestimi i djeshëm, është bërë në bazë të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës dhe se s’ka asgjë “jashtëgjyqësore”.
Data 27.10.2026
Aktuale
- Elvana Gjatës i është tharë shpirti pasi ka marrë lajmin për tragjedinë në Pejë, i përloti të gjithë me fjalët për Arlinda Zekajn
- Mediat shtetërore: Sulmet ajrore jordaneze vrasin 5 civilë në jug të Sirisë
- Nora Istrefi “godet” me vendimin e fundit, nuk është më vetëm, është vet e dyta
- Shasivari: Austria, partner strategjik në rrugën drejt BE-së dhe në forcimin e shtetit të së drejtës
- Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
- Fërçkoski paralajmëron efektin domino: Ndryshimet në Serbi mund të tronditin edhe Maqedoninë e Veriut
- 3 persona të lënduar në aksidentin në Çair, policia jep detajet
- Haradinaj: Tërheqja e ligjit për Specialen, një intrigë mes PDK-së dhe Presidentes



