Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska, e ftuar sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se zbrazëti në sistemin tonë ligjor është ligji për konfiskimin e pronës në procedurë civile.
“Pra kur konstaton se nuk ka mundësi për procedim penal, apo në terma popullorë, nëse e dimë që dikush ka qenë i papunë gjithë jetën dhe vozit një xhip 100.000 euro dhe ka një shtëpi 500.000 euro dhe nuk ka elemente për një vepër penale në Prokurori që në një procedurë e tillë civile do të mund të kontrollohet ligjshmëria e diçkaje që posedon”, tha Grkovska.