Shkruan: Borjan Jovanovski
Ish-kryeministri bullgar Bojko Borisov tha në një tubim parazgjedhor në Pleven se po heq dorë nga shanset e tij për t’u bërë kryeministër.
Sipas sondazheve të fundit, 25-27 për qind e votuesve mbështesin GERB – një shifër e ngjashme me ata që mbështesin koalicionin pro-evropian të qendrës së djathtë midis “Ne vazhdojmë me ndryshimet” dhe Bullgarisë Demokratike (PP-DB).
Analizat tregojnë se e vetmja mundësi për krijimin e një qeverie të qëndrueshme është koalicioni midis GERB dhe PP-DB, por trashëgimia politike e Borisovit mbetet pengesa më e madhe./Analiza e plotë.