Koalicioni VMRO për Maqedoninë sonte mbajti tubim në Qendrën e Kulturës “Anton Panov” në Strumicë.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Lupço Georgievski tha se nuk e kupton, siç theksoi, frikën e dy partive më të mëdha në skenën politike nga Koalicioni VMRO për Maqedoninë.
“Edhe njëri edhe tjetri kërkojnë 62 deputetë për Qeveri stabile. Qëndrimi im është se ne pas këtyre zgjedhjeve duhet që të kemi Qeveri jostabile që të kemi shtet stabil. Nuk duhet askush të ketë më pushtet absolut. Deputetët tanë në Parlament do të jenë për balancim, do të jenë granci që të mos ketë revanshizëm drejt firmave tona apo tuaja”, tha Georgievski.
Kryetari i Dinjitetit, Stojançe Angellov, paralajmëroi se gjëja e parë që do të bëjnë në Kuvend do të jetë iniciativa për regjistrim urgjent të popullatës.
Nga Kolacioni VMRO për Maqedoninë, midis masave të tjera, paralajmëruan formimin e qytetit të parë të studentëve, promovimin e kartës së studentëve me lirime dhe volitshmëri, ndërtimin e transportit inermodal përmes lidhjeve me autostradë dhe hekurudhë të qyteteve nga rajoni i njësisë zgjedhore 4, si p.sh. Strumicës, Kavadarcit, Prilepit me shtete nga BE-ja.
Në tubim folën edhe bartësit e listave të kandidatëve prej të gjitha njësive zgjedhore.