Gazetaria e mirëfilltë vazhdimisht duhet të “luftojë” për të mos u ngulfatur nga lajmet e rrejshme apo propaganda, të cilat më së shumti ndeshen në mediat sociale dhe rrallë edhe në televizione. Informimi i gabuar, rrjedhimisht sjell edhe marrjen e vendimeve të gabuara, shkruan Almakos.
Lajmi i rrejshëm dhe propaganda në Evropën Juglindore, ishte në thelb të diskutimit të sotëm të organizuar nga Konrad Adenauer Stiftung ( KAS), ku pjesë morën edhe ekspert ndërkombëtarë me në krye prof.dr Johannes Weberling.
Christian Spahr drejtor i KAS, tha se lajmet e rrejshme dhe propaganda janë dëmtues të demokracisë.
“ Lajmi I rrejshëm mund të përkufizohet si fakte të shpikura, shpesh të maskuara si gazetari serioze. Interneti dhe mediat social janë në krye sa i përket publikimit të lajmeve të rrejshme. Lajmet e rrejshme kërkojnë pjesëmarrje aktive me pëlqime dhe shpërndarje. E dimë që media sociale është më e shpejtë se ajo tradicionale. Pastaj, është më e lehtë të fitohet para me lajm të rrejshëm nëpërmjet faqeve të hapura në Facebook”- tha Christian Spahr drejtor i KAS.
Shembull për lajmet e rrejshme në Maqedoni u mor rasti i publikimit të lajmeve të disa Web faqe nga disa të rinj nga Velesi, në periudhën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Megjithatë, për prof.dr Johannes Weberling gazetaria është fundamentale për demokracinë e një shteti, andaj edhe media serioze duhet të përpiqet në kohë të informojë qytetarët kur një lajm është i rrejshëm.
“Mendoj se lajmet e rreme janë një problem me të cilin ballafaqohet media, megjithatë nuk janë një problem i ri. Mendoj se lajmi i rreme duhet parë si problem atëherë kur bëhet lidhje mes ti dhe gazetarisë. Për mendimin tim këto të dyja nuk kanë asgjë të përbashkët. Gazetaria është fundamentale për demokracinë, lajmi i rreme është krejt e kundërta. Mendoj se lajmi i rreme s‘ka të bëjë aspak me gazetarinë, apo me lirinë e medias. Lajmi i rremë është një problem për të cilin mediat serioze kanë për detyrë të informojë qytetarët se është I tillë.”-tha prof.dr Johannes Weberling.
Sipas prof.dr. Weberling, ajo që mund të bëhet është që qytetarët të kenë mundësinë që të “sulmojnë” njerëzit që prodhojnë lajme të tilla.
Se qytetarët janë ata që pësojnë më shumë nga propaganda dhe lajmet e rrejshme, pasi që në bazë të atyre lajmeve marrin edhe vendime të gabuara, e thotë edhe Marina Tuneva, drejtoresh ekzekutive e Këshillit për Etikë në Media në Maqedoni. Sipas saj nga një problem I tillë nuk është e shqetësuar vetëm Maqedonia, por edhe shumë shtete të tjera.
Një nga masat e mundshme për të cilat diskutohet edhe sot është që të ngrihet vetëdija profesionale e mediave. Të bëhet koordinim I përbashkët për formimin e rrjetit për ngritjen e vetëdijes profesionale të mediave. Është fakt se numri më I madh I lajmeve të rrejshme dhe propagandës behët në mediat sociale, andaj edhe vazhdimisht diskutohet se çfarë mund të bëhet në këtë aspekt dhe ajo që theksohet është se duhet të funksionojë vet-rregullimi, është një element shumë I rëndësishëm për mënyrën se si duhet më tej të vazhdojnë të punojnë këto media. E keq j është se ndonjëherë lajme të tilla të publikohen edhe në mediat tradicionale.”- tha Marina Tuneva, drejtoresh ekzekutive e Këshillit për Etikë në Media në Maqedoni.
E pyetur nëse do të ndërmerret ndonjë hap për rregullimin e mediave online , Tuneva, tha se rregullimi i tyre nuk aplikohet në asnjë praktikë ndërkombëtare, andaj insistojnë në vet-rregullim.
Evi Shkopi
Almakos.com