Gazetari Bekim Laçi ka reaguar ndaj komentit të deputetit të BDI-së, Artan Grubi se fituesi duhet që ta formoje qeverinë me fituesin.
Laçi duke i marr parasysh qëndrimet e kundërta të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për gjuhën shqipe pyet publikisht Artan Grubin se cili prej fituesve do të lëshoje pe për gjuhën shqipe, transmeton Tetova1.
“Dakord për parimin fituesi me fituesin, mendoj se ashtu duhet te jetë në mënyrë që të respektohet vullneti i popullit, por e vetmja dilemë për mua në kontekstin aktual është se cili nga fituesit do të reterojë nga “vijat e kuqe”.
BDI e cila këmbëngul për dygjuhësinë në tërë shtetin dhe prokurorinë speciale, apo VMRO-ja e cila tërë fushatën parazgjedhore e ka pasur të përqëndrume në mohimin të pikërisht këtyre çështjeve.”, shkroi Bekim Laçi.
Përndryshe njëra prej pikave kryesore në platformën shqiptare ku u nënshkrua BDI-ja është zyrtarizimi i gjuhës shqipe në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë. Në anën tjetër nga VMRO-DPMNE-ja disa herë është theksuar se gjuha shqipe nuk mund që të bëhet zyrtare në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë./Tetova1/