Instituti i Maqedonisë për media (IMM), Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM), Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve medial (SPGPM) dhe Instituti për studime komunikuese (ISK) kategorikisht i dënojnë kërcënimet ndaj kryetarit të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) Naser Selmani.
“Për ne është tërësisht e papranueshme të ndalohet liria e shprehjes dhe puna profesionale e gazetarëve, e cila duhet të jetë e lirë nga çfarëdo lloj presioni dhe shantazhi. Kërcënimet e referuara ndaj gazetarëve njëkohësisht janë sulm ndaj demokracisë dhe kufizimit të mundësisë që opinioni të ketë qasje deri te informatat dhe idetë e llojit të ndryshëm”, thuhet në kumtesën e sotme të IMM, KEMM, SPGM dhe ISK.
Ata u bëjnë thirrje institucioneve në kohë të reagojnë dhe t’i ndërmarrin masat e nevojshme që të pastrohet rasti dhe të ndalohet përsëritja e incidenteve të tilla.
“Përkujtojmë se shteti, në pajtim me nenin 10 të Konventës evropiane për të drejtat e njeriut, është përgjegjëse për ndërmarrjen e të gjitha masave aktive me qëllim që të krijohet dhe mbahet klima e volitshme për liri të shprehjes”, citohet në dënimin e përbashkët të IMM, KEMM, SPGM dhe ISK.
Data 28.03.2026
Aktuale
- Arrestohet në Turqi presidenti i një klubi futbolli nga Maqedonia për kontrabandë ari
- Mexhiti: 13 vendime për 13 mësues
- Lirohen 4 shqiptarët e arrestuar në Serbi
- Siljanovska-Davkova: Kërkesat e fqinjëve devijojnë nga Kriteret e Kopenhagës dhe nuk janë në frymën e akteve kushtetuese të BE-së
- Mickoski për kritikat e Filipçes: Është e logjikshme që opozita të kritikojë, por të shpifë është gabim
- Pse zgjohesh para alarmit? Zbulimi i orës biologjike të trupit
- Paga e 13-të: Çfarë duhet të dini për shpërndarjen e saj më 31 mars?
- I riu dërgohet në spital i plagosur rëndë me thikë, niset me urgjencë drejt Traumës në Tiranë! Dyshimet e para

