“Maqedonia e Vardarit (Vardarska Makedonija)” do të jetë propozimi grek deri tek qeveria e Maqedonisë për zgjidhjen e çështjes së emrit, shkruan javorja greke ‘Realnews’.
Sipas gazetës, qeveria greke vlerëson se referenca gjeografike “Vardarit” do t’i hiqte të gjithë kërkesat irredentiste të palës maqedonase.
Sipas javores, propozim alternative i palës greke mund të jetë edhe “Republika e Shkupit”, të cilin pala maqedonase e ka refuzuar në bisedimet e mëparshme.
Propozimet, sipas gazetës, janë të njohur për autoritetet e vendit dhe mediatorit Metju Nimic.

