Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në takimin e sotëm me Ambasadorin e Republikës së Austrisë, i theksoi marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve.Gashi falënderoi për mbështetjen e Austrisë në rrugën integruese të vendit tonë drejt Bashkimit Evropian.“Kisha kënaqësinë të zhvilloj një takim shumë konstruktiv me Ambasadorin e Republikës së Austrisë, Sh.T. z. Martin Pamer.
Konfirmuam marrëdhëniet miqësore ndërmjet vendeve tona dhe diskutuam forcimin e mëtejmë të raporteve bilaterale. Shqyrtuam mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kulturës, si dhe thellimin e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu, shkëmbyem mendime lidhur me zhvillimet aktuale politike, si dhe për rrugën europiane të vendit tonë. Falënderova Ambasadorin për kontributin e tij të çmuar dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në zhvillimin e vendit”, thuhet në njoftimin për media lëshuar nga kabineti i Gashit.
Data 16.03.2026
Aktuale
- Filipçe: Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen dhe pikëllimin e familjarëve të viktimave të Koçanit
- Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, tentoi të futej në shtëpi nga ballkoni!
- Sulm fizik në parkun e Vrapçishtit
- “Kishte infeksion në mushkëri!”- Foshnja dy muajsh ndërroi jetë në spital, familja apel për ndihmë: S’kemi mundësi ta sjellim në Pogradec për ta varrosur
- Aksident në rrugën Tetovë–Pirok: Lëndohet rëndë një motoçiklist dhe një fëmijë
- Rrahje në Zdunje të Gostivarit pas një mosmarrëveshjeje
- Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, Prokuroria i kërkon ARRSH tenderin për mirëmbajtjen e rrugës! Në hetim kompania ‘InfraKonsult’ e Redi Strugës
- Dy të rinj dorëzohen në polici pasi grabitën një 31-vjeçar në Tetovë


