Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka marrë pjesë në manifestimin përkujtimor të gjenocidit në Potoçari të Srebrenicës. Ai ka shkruar se ato që ndodhën në korrikun e vitit 1995 nuk janë thjesht statistika, nuk janë vetëm numra, por janë mbi 8,000 jetë të pafajshme, janë ëndrra të ndërprera, familje të shkatërruara dhe një dhimbje që mbetet e gjallë edhe sot.
“Srebrenica është plagë e hapur në ndërgjegjen e njerëzimit, një simbol i asaj se çfarë ndodh kur urrejtja dhe krimi marrin përmasa të pashpjegueshme. Është thirrje për drejtësi, për paqe, për të mos lejuar që e kaluara të përsëritet. Srebrenica është më shumë se histori, ajo është amanet për të gjithë ne”, ka shkruar Gashi.