Komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han dhe Komisioni Evropian është takuar sot me krerët e Lëvizjes BESA. “Han është këtu për ta ndihmuar vendin për dalje nga kriza”, ka deklaruar Sekretari Gjeneral i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, pas takimit me Komisarin Han.
“Kjo është ajo që në pika të shkurtër e kemi biseduar në takimin tonë. Nuk duan të na përzihen në punët e brendshme, por duan të na ndihmojnë që të dalim nga kjo krizë politike, ekonomike dhe institucionale”.
Ai tha se Hahn ka thënë se ai nuk do të ndërhyjë në vendimet e partive. Gjithashtu tha se BESA është e gatshme për të dhënë nënshkrimet partisë së Zaevit për të marrë mandatin, por në qoftë se është fjala për formimin e qeverisë ata me siguri do të negociojnë për të vendosur nëse do të jetë pjesë e kësaj qeverie apo jo./Almakos