Shitore për krepa ku do të ketë zbritje nëse zgjidhet krep me gjuhë të shenjave, dhomë për relaksim të profesorëve dhe nxënësve nervozë për të cilën do të blihet biletë nga letra e ricikluar, ombrellë për qetësim të agresionit tek fëmijët, bexh i lidhur me telefon celular i cili do të aktivizohet në rast të sulmit.
Këto janë ide biznesi të disa nga 20 kompanive të nxënësve me të cilat garojnë 100 nxënës të shkollave të mesme nga 11 shkolla të mesme nga vendi në garën nacionale në Shkup, në organizim të “Xhunior açivment Maqedoni”. në Në koncipimin e kompanive, të cilat kanë stendë të brenduar, si dhe logo dhe emër të vet, morën pjesë 100 nxënës të shkollave të mesme dhe 25 mësimdhënës.
Për përparësitë e përfitimit të përvojës praktike dhe nevojës për zhvillim të frymës sipërmarrëse të hapjes së garës para nxënësve folën ministrat e Arsimit dhe Shkencës dhe të Ekonomisë, Arbër Ademi dhe Koço Angjushev.
“Dituria e fituar nëpërmjet trajnimit praktik në një kompani të tillë, përmes punës, ndryshon shumë nga procesi i përvetësimit të njohurive teorike dhe kjo përvojë është e nevojshme për një paraqitje më të shpejtë dhe më efikase në tregun e punës pas përfundimit të procesit arsimor. Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojë të mbështesë projekte për promovimin e arsimit sipërmarrës. Na duhen të rinj me mendim kritik dhe kreativ dhe të cilët dëshirojnë të përballen me konkurrencën”, theksoi Ademi.
Ministri Angjushev, theksoi se programi për kompanitë e nxënësve të Shoqatës për inkurajimin dhe përgatitjen e të rinjve për sukses në ekonominë globale Junior Achivement Maqedoni është pranuar edhe nga KE si “Praktika më e mirë në arsimin e ndërrmarësisë “.
“Kjo është mënyra më e mirë për të fituar kuadër cilësor, i cili do të jetë në gjendje t’iu përgjigjet kërkesave të tregut.Vetëm në këtë mënyrë të rinjtë do të marrin njohuri për financa,do të mësojnë për bashkëpunimin, planifikimin, udhëheqjen, punën ekipor, do të mësojnë rrugën nga ideja deri në zbatim, do të nxisin frymën e ndërmarrësisë”, theksoi Angjushev.
Drejtori i përgjithshëm i Zyrës së USAID-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Edward Gonzalez, ndërkaq, porositi se sipërmarrësia është një koncept i rëndësishëm që duhet të inkorporohet tek të gjithë, veçanërisht në mesin e të rinjve.
“Sipërmarrësit janë njerëz që veprojnë, iniciojnë, punojë në mënyrë aktive për të përmirësuar mirëqenien e tyre. Një shoqëri me ndërmarrës është gjithnjë sjell inovacione dhe rritje. USAID është shumë krenare për të bashkëpunuar me organizatat qeveritare dhe sektorin privat që punojnë në mënyrë aktive për të krijuar mundësi për të rinjtë në mbarë vendin “, tha Gonzalez.
Siç informoi drejtori i Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik Jovan Despotovski, si pjesë e aktiviteteve për investim në zhvillimin e potencialit kritik kreativ tek të rinjtë gjatë 18 muajve të fundit është siguruar mbështetje financiare për projekze në 20 shkolla të mesme dhe fillore me mbi 150 pjesëmarrës. Njëherit me programin Upshift, me 30.000 euro janë financuar 15 ekipe të përbëra nga nxënës të shkollave të mesme dhe fillore në realizimin e të cilit marrin pjesë mbi 60 nxënës, trajnim kaluan 120 nxënës, si dhe 20 mentorë.
Kompania më e mirë e nxënësve në garën e sotme do ta prezantojë shtetin në Garën evropiane që do të mbahet prej 3 deri më 6 korrik të këtij viti në Lil të Francës. Pjesëmarrjen e organizon “Junior Achievement Maqedoni” – anëtare e rrjetit botëror “Junior Achievement Worldwide”, themeluar në vitin 1919.


