Ministria e Punëve të Brendshme informoi se dje në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Brigada e Tretë Maqedonase”, janë zhvilluar të ashtuquajtura “garë e egër” me automjete duke shkaktuar shumë zhurmë.
“Menjëherë pas raportimit nga Sektori për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup janë ndërmarrë masa dhe aktivitete, gjatë të cilave janë ndalur dhe përkohësisht janë konfiskuar 10 automjete të udhëtarëve për shkak të dyshimit të bazuar për mosfunksionim teknik të veturave”, thuhet në njoftim.
Policia shton se të njëjtat automjete do të dërgohen në stacionin e kontrollit teknik ku ekspertët do të konstatojnë nëse mjetet janë teknikisht korrekte dhe nëse i plotësojnë kushtet për pjesëmarrje në komunikacion.