Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, tha se ka qenë i ftuar në stacion policor në bisedë informative.
“Arsyet mi treguan dhe kanë vendosur t’i kem dy dënime për kundërvajtje. Arsyeja është vizita e kryeministrit të Kosovës në Çair”, ka deklaruar Ganiu, raporton SHENJA.
Ai tha se me sinqeritetin më të madh konfirmon se emri i Adem Demaçit në atë rrugë është shumë i qëlluar, ngase fryma e tij është ende gjallë.
“Jemi kthyer në kohën kur njerëzit thirreshin në biseda informative, në kohrat e diferencimit, jemi kthyer në kohat kur incizoheshin njerëzit kush ishte aty dhe ju bëhet shtypje në punë edhe në administratë, napër punët shtetëore ku janë”, u shpreh Ganiu.
Ganiu tha se nuk ka patur arsye për dënimet, ndërsa shtoi se kjo ishte me tendencë.
“Thirren në ligj se nuk është kënduar himni i Maqedonisë dhe nuk ka patur flamuj”, u shpreh më tej Ganiu. /SHENJA/
Data 24.05.2025
Aktuale
- Bastisje në disa lokacione, privohen nga liria katër persona
- Serbia lëshon urdhër-arrest për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri
- (VIDEO) Krerët e shtetit me urime dhe porosi për 24 majin, të ndërtohet shoqëria e dijes
- Skandal me ushqimin e fëmijëve në një kopsht! Helmohen 70 të mitur, analizat treguan prani të bakterit të salmonelës
- Një menaxher në një kompani private në Tetovë mashtrohet për 145,360 dollarë
- Shtetasi turk paraqet dokument udhëtimi të falsifikuar gjatë kontrollit kufitar
- 83-vjeçarja nga Shkupi mashtrohet për 17.300 euro nga një person që u paraqit si polic
- Lëndohet rëndë një motoçiklist në Kumanovë