Ekonomia gri dëmton buxhetin e shtetit me rreth 38%, që është paralajmëruar kohë të gjatë nga raportet financiare të agjencive me renome botërore. Në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, eksperti i tatimeve Pavle Gacov shprehet se problemi mund të zgjidhej lehtë, por që kërkon, mbi të gjitha, vullnet politik. Gacov sugjeron disa mjete me të cilat problemi mund të tajkalohet në mënyrë efektive.
– Advertisements –
Do t’ju them dy gjëra. Nxjerrja e parave nga qarkullimi duke dekurajuar shpenzimin e parave të gatshme. Do të vija taksë për tërheqjen e parave të gatshme. Gjëja tjetër është digjitalizimi në punë. Ekziston një “faturë elektronike” në vendet e Veriut. Kjo është një platformë në të cilën të gjitha obligacionet me sektorin e biznesit do të përgatisnin faturat, do të kishte evidencë fillestare në DAP. Do të ishte e ngjashme me atë që e kemi” TVSH-ja Ime”, në të njëjtën kohë do t’i kishim të gjitha informacionet,” është shprehur Gacov.