Eurokomisarja për ekonomi dixhitale Marija Gabriel, në intervistë ekskluzive për MIA-n, flet për pritjet e saj nga samiti dixhital i radhës në Shkup, se si avancojnë negociatat për roaming më të lirë në Ballkan dhe për perspektivën evropiane të rajonit.
Në vigjilje të samitit të parë dixhital që duhet të mbahet në Shkup më 18 dhe 19 prill dhe në të cilin do të marrë pjesë eurokomisarja Gabriel, ajo për agjencinë tonë shpjegon se Komisioni Evropian (KE) pret nga vendet që të dalin me projekte konkrete në këtë sferë, që pastaj të mund të caktohet se çfarë çmimi do t’u nevojitet që t’i realizojnë të njëjtat.
“Që të mundemi të ndajmë shumë, duhet të kemi projekte, projekte që do të sjellin diçka, sepse ky është një rast i rëndësishëm, t’i dëgjojmë nevojat gjatë këtij samiti. Mendoj se nuk është e dobishme tani të themi ‘se sa të holla ka’ dhe të mendojmë vetëm këtë ta zhvillojmë. Ajo çka është e rëndësishme është që të ketë projekte dhe pastaj të shohim se nëse përshtatet me mjetet të cilat janë në dispozicion të buxhetit evropian”, thotë Gabriel.
Marija Gabriel, e cila në karrigen e komisares erdhi para më pak se një viti, thotë se agjenda dixhitale është me rëndësi të posaçme për vendet e rajonit sepse do të mundësojë përshpejtim të procesit euro-integrues.
“Të gjithë flasim për reforma në gjyqësi, për shtetin juridik. Transparenca mundet shumë më lehtë të arrihet përmes digjitalizimit. Për shembull, duke përfshirë edhe në BE, po e finalizojmë legjislacionin për dëshmi elektronike. Kjo është diçka që mund t’i ndihmojë gjyqësisë që të disponojë me bazë të të dhënave dhe disa etapa në procesin e vendosjes jashtëzakonisht mund të përshpejtohen. Dixhitalizimi mund të ndihmojë që të përshpejtohet edhe zhvillimi ekonomik, për shkak se nevojiten reforma në ekonominë e tregut. Për këtë nevojitet të mbështeten ndërmarrjet.
Një prej projekteve kryesore konkrete të komisares Gabriel për rajonin është ulja e çmimeve të roamingut me vendet e Bashkimit Evropian, projekt në të cilin ajo thotë se punon që nga dita e parë, por i cili është “kompleks dhe delikat” nga aspekti juridik dhe ekonomik. Negociatat me telekom operatorët në rajon vazhdojnë, ndërsa Gabriel shpreson se në Samitin e BE-së në Sofje më 17 maj do të mund të prezantohet udhërrëfyes konkret për realizimin e këtij projekti.
E pyetur se nëse dixhitalizimi, roamingu dhe çështjet nga sfera e konektivitetit për rajonin nuk janë mënyrë që të maskohet mungesa e progresit politik në procesin e zgjerimit, Gabriel thotë se Ballkani Perëndimor po ndërmerr vend shumë të lartë në agjendën e Bashkimit Evropian, diçka që, thotë ajo, ka qenë e paimagjinueshme deri tani. Por, shton ajo, edhe vetë vendet në rajon tregojnë “mençuri” dhe nuk kërkojnë proces të përshpejtuar.
“Kjo është ajo që e ndjejmë nga vendet në rajon, një mençuri, se nuk vlen të përshpejtohet, se më mirë është që procesi të ndodhë hap pas hapi që pastaj të ketë me të vërtetë ndjenjë se ky integrim evropian është meritë e përpjekjeve të vendit, dhe nuk është diçka më e mençura, askush tjetër nuk e ka imponuar ritmin. Ky mesazh është zbatim shumë i qartë kur i shohim vendet nga rajoni, shohim se ka vetëdijesim të qartë. Mos harroni se është më mirë të jeni tërësisht vend anëtar sado qoftë kohë që të nevojitet për këtë se sa të kemi situatë si ajo e Bullgarisë dhe Rumanisë me mekanizëm të verifikimit dhe bashkëpunimit që ndonjëherë jep përshtypje se bëhet fjalë për kategori tjetër të qytetarëve dhe shteteve evropiane. Këto janë mësime të cilët i nxorëm.
Gabriel në intervistë u përqendrua edhe në skandalin e fundit me Fejsbukun dhe të dhënat e vjedhura personale dhe se si ligji i ri evropian mund të pengojë keqpërdorime të ngjashme në të ardhmen.