Kandidati i VMRO-DPMNE-së për Qytetin e Shkupit Orce Gjorgjievski, në konventën partiake që simbolizoi fillimin zyrtar të fushatës, deklaroi se fokusi primar pas marrjes së mandatit do të jetë te pastërtia e qytetit. Ai njoftoi pastrim ditor të rrugëve dhe bulevardeve, pastrim të deponive dhe të mbeturinave dhe krijimin e të paktën 50 parqeve të reja nëpër lagje. Gjorgjievski tha se do të përkushtohet në revitalizimin e ndërmarrjeve publike.
“Secilin vendim në urbanizëm do ta sjellim bashkë, me ekip të ekspertëve më të mirë, arkitektë dhe inxhinierë ndërtimor. Për vendimet e mëdha do të kemi edhe konkurse ndërkombëtare sipas shembullit tonë në Kisella Vodë. Shtylla e dytë është ambient i shëndetshëm jetësor. Aksioni im i parë si kryetar komune do të jetë simbolik por thelbësor. Në 72 orët e para fillojmë më në fund me pastrim gjeneral të Shkupit, do t’i mobilizojmë të gjithë ndërmarrjet publike që ta pastrojmë secilin qosh. Pastaj vijon program katërvjeçar për një qytet pa deponi, me dronë, monitorim digjital dhe brigada ekologjike”, deklaroi Orce Gjorgjievski, VMRO-DPMNE.
Data 30.09.2025
Aktuale
- VLEN: Salla “Boris Trajkovski” sot kumbon nga NJË ZË shqiptar!
- Dyshohet për të shtëna me armë zjarri pranë Liqenit Artificial në Tiranë, ja çfarë dyshohet se ndodhi
- Mickoski i garanton Ahmetit pensionim politik, reagon Bujar Osmani
- Erdogani i pari, Trumpi i dyti dhe Putini i treti! Këta janë liderët më të pëlqyer në Maqedoni
- (VIDEO) Raport tronditës i DASH-it: RMV nuk i mbron viktimat e trafikimit
- Historia e ndarjes dhe takimit: Si kufiri ndau një vajzë nga nëna e saj për 42 vjet
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri pranë Liqenit Artificial në Tiranë
- (VIDEO) Mickoski: Pas 20 vitesh rrezikojmë të jemi nën 1 milion, lindni më shumë fëmijë