22 March
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sërish sot u paraqit në Prokurori ti parë dëshmitë e Zvërlevskit kundër tij. Zaev me një punonjës tjetër të partisë dyshohet se i kanë falsifikuar raportet financiare të LSDM-së, dhe në mënyrë të paligjshme kanë siguruar para për financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme dhjetorin e kaluar. Lideri i LSDM-së siguron se financimi i partisë është i ligjshëm. Zaev nuk ka informacion nëse hetimi i Prokurorisë do të zgjerohet, dhe nëse përveç tij edhe persona të tjerë të partisë janë të dyshuar për abuzime. Përveç Zaevit, në gjykatë ishte edhe sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Oliver Spasovski por ai pohonte se nuk kishte marrë ftesë. Për këtë rast prokuroria ka marrë në pyetje tashmë më shumë se 70 dëshmitarë.
Alsat-M

