Gjatë fundjavës në rajonin e Shkupit kanë ndodhur gjithsejt 27 aksidente ku me lëndime të lehta kanë kauar njëzet persona.
Nga 13 aksidentet, sa janë evidentuara ditën e premte, në shtatë prej tyre janë lënduar tetë persona më lehtë, ndërsa gjashtë fatkeqësitë tjera kanë kaluar vetëm me dëme materiale
Të shtunën kanë ndodhur tetë aksidente trafiku, me ç’rast në pesë prej tyre janë lënduar pesë persona. Tre aksidente kanë kaluar vetëm me pasoja të dëmit material.
Siç informojnë nga SPB Shkup, dje në Shkup janë regjistruar gjashtë aksidente, dy me dëme materiale, ndërsa katër me pasoja të lëndimeve trupore, me ç’rast më lehtë janë lënduar shtatë persona.
Policia rrugore ka sanksionuar gjithsejt 125 vozitës, të cilët nuk e kanë respektuar shpejtësinë e lejuar për kushtet e rrugës,18 për shkak se kanë qarkulluar nën ndikimin e alkoolit, 23 për shkak se nuk kanë respektuar sinjalistikën rrugore, kurse 62 vozitës janë sanksionuar për shkak se nuk kanë poseduar dokumetacionin e nevojshëm për qarkullim në trafik, kurse në mënyrë joligjore janë hasur 109 automjete..
Me karrotrec janë larguar 97 automjete që kanë qenë pengesë për mbarëvajtjen e trafikut.