Deputetët e Frontit Evropian në konferencë për media, kanë thënë se shprehin indinjatën ndaj deklaratave të fundit të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi lidhur me statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.
“Pohimi i tij se gjuha e vetëm zyrtare në vend është gjuha maqedonase ndërsa gjuha shqipe është një gjuhë e përkthyer përbën jo vetëm një gënjeshtër të hapur por edhe një tradhti të rëndë ndaj popullit shqiptar, historisë tonë dhe të drejtave tona të fituara me shumë mund. Është tronditëse por jo e habitshme që Gashi një person i përzgjedhur për të shërbyer si kukull në hierarkinë e shtetit, të bjerë kaq poshtë, duke arritur nivele vetëposhtërimi që as anti-shqiptarët më të zjarrtë nuk kanë guxuar t’i prekin”, deklaroi deputetja Arbana Pasholli nga Fronti Evropian.
Ajo shtoi se ky akt tregon jo vetëm mungesën e tij të integritetit, por edhe gatishmërinë për të minuar parimet kushtetuese të këtij shteti për të ruajtur karrigen e tij.
“ Le t’ia kujtojmë z. Gashi disa fakte të pakundërshtueshme:
• Amendamenti V i Kushtetutës përcakton qartë gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare krahas maqedonishtes.
• Ligji për Përdorimin e Gjuhëve e konsolidon më tej përdorimin e gjuhës shqipe si zyrtare në të gjitha sferat e jetës publike.
• Në praktikë, gjuha shqipe është një komponent i pandashëm i strukturës institucionale, kulturore dhe shoqërore të vendit tonë—një realitet që nuk mund të fshihet nga asnjë akt servilizmi.
Duke mohuar këto të vërteta, Afrim Gashi jo vetëm që ka fyer popullin shqiptar, por ka delegjitimuar vetë postin që mban.
Si Kryetar i Kuvendit, detyra e tij është të mbrojë Kushtetutën, të ruajë harmoninë ndëretnike dhe të veprojë në interes të të gjithë qytetarëve—jo të përçajë, të mbjellë përçarje dhe të ulë dinjitetin e komunitetit të dytë më të madh etnik në vend.
Kjo është një tradhti e përmasave të mëdha. Fjalët e Afrim Gashit tingëllojnë si retorika e atyre që historikisht kanë synuar të margjinalizojnë shqiptarët, të fshijnë identitetin tonë dhe të nëpërkëmbin kontributet tona në këtë shoqëri. e tij tradhtojnë sakrificat e brezave të shqiptarëve që luftuan për barazi, përfaqësim dhe respekt në këtë shtet.
Afrim Gashi nuk përfaqëson askënd veç vetes dhe interesave të ngushta të atyre që e vendosën në këtë pozitë.
Ai nuk është një zë për popullin shqiptar dhe nuk mishëron vlerat, krenarinë apo aspiratat tona. Afrim Gashi ka kaluar një vijë që asnjë shqiptar nuk duhet ta kalojë.
Historia do ta mbajë mend këtë tradhëti, dhe populli shqiptar nuk do ta falë. Kërkojmë dorëheqjen e tij të menjëhershme nga posti i Kryetarit të Kuvendit.
Ai do të mbetet turpi i popullit tonë, i historisë sonë”, deklaroi deputetja Pasholli.
				
	Data 31.10.2025
							
				
	Aktuale
	
				- Ramadan Imeri – Fisnik Melës: Largoni njësitë speciale policore nga Dibra!
- Fisnik Mela reagon ndaj kundërkandidatit të pavarur: “Guximi matet me vepra, jo me fjalë”
- Shtrenjtohet një derivat, nga mesnata do të shitet me çmim të ri
- Shoferi i “Porsche” i mori jetën 17-vjeçarit, policia aksion “blic” në Vlorë! Kontrolle makinave luksoze në zonën e Skelës
- AMP arreston në flagrancë efektivin e policisë, përplasi një makinë në gjendje të dehur! Dërgohet në spital shtetësja
- Nikolloski: Mjetet nga “kredia hungareze” janë realizuar në projekte konkrete
- ISHP: Deri tani nuk janë raportuar sëmundje për shkak të mbeturinave
- Kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi, dyshohet për tregti me armë
 
		


