Deputetët e Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI sot në Kuvend dorëzuan Rezoluta për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në provimin e jurisprudencës, si një iniciativë që buron drejtpërdrejt nga studentët e drejtësisë, të cilët kanë kërkuar respektimin e një të drejte të garantuar me ligj.
“Përkundër faktit se studentët shqiptarë ndjekin dhe përfundojnë studimet në gjuhën shqipe në universitete të akredituara në vend, atyre u pamundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare. Kjo situatë përbën një shkelje të drejtpërdrejtë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe cenon parimin kushtetues të barazisë para ligjit”, thuhet në kumtesën e Frontit Evropian.
Rezoluta e dorëzuar në Kuvend, e mbështetur nga deputetët shqiptarë të opozitës, kërkon nga institucionet kompetente – në veçanti nga Ministria e Drejtësisë dhe Komisioni për Provimin e Jurisprudencës – që të ndërmarrin masa të menjëhershme për zbatimin e plotë dhe të pandërprerë të ligjit, duke siguruar organizimin e provimit edhe në gjuhën shqipe.