Frederic Vasseur rinovon kontratën me Ferrarin!
Frederic Vasseur ka rinovuar kontratën e tij me Ferrarin dhe do të vazhdojë si drejtor i ekipit me bazë në Maranello.
Pas javësh me thashetheme dhe dyshime, në prag të Çmimit të Madh të Hungarisë, ekipi italian njoftoi sa vijon në një deklaratë zyrtare:
“Scuderia Ferrari HP ka kënaqësinë të njoftojë zgjatjen, me një kontratë shumëvjeçare, të marrëveshjes së Fred Vasseur, i cili do të vazhdojë si Drejtor i Ekipit për sezonet e ardhshme të Formula 1”.