Statutet e partive politike në Maqedoninë e Veriut nuk nuk lejojnë ekzistencën e fraksioneve. Por pavarësisht kësaj, ka pasur tentativa për veprime të tillë edhe në të kaluarën. Filluan si fraksione, por zakonisht përfundonin ose si subjekte të reja politike ose jashtë partisë mëmë. Analistët thonë se partitë maqedonase dhe ato shqiptare nuk janë mjaft të pjekura për këso lloj të aksioneve demokratike.
Vladimir Boxhinovski nga Instituti për Hulumtime Politike thotë për Radion Evropa e Lirë se, fraksionizmi në parti kërkon një shkallë më të lartë të demokracisë. “Brenda partive tona ekziston frika se një fraksion i caktuar mund të punojë kundër interesave të vetë partisë, pra të jetë si kali i Trojës, që të rrënon nga brenda. Kjo është arsyeja pse që në fillim është e nevojshme të përcaktohet se mbi cilat parime do të punojë ai fraksion. Ai fraksionizëm duhet të jetë për një ide, jo për grupe të ndryshme. “Ajo që shohim me Grupin e Zjarrit në fakt nuk është çështje e pikëpamjeve të ndryshme për një çështje të caktuar, por një përplasje e hapur, një betejë mes personaliteteve të ndryshme brenda vetë partisë”, thotë Boxhinovski.
Parashikimet e analistëve politikë janë se ky fraksion me shumë gjasa do të jetë vetëm një “kalim” drejt formimit të një subjekti të ri politik në bllokun shqiptar.
“E njëjta gjë mendoj se do të ndodhë edhe me “Grupin e Zjarrit”, i cili në kundërshtim me statutin vepron si grup i veçantë dhe nuk respekton vendimet e organeve qendrore të partisë. Bëhet fjalë për një dallim konceptual dhe ideologjik mes këtyre grupeve që preferojnë koalicione të ndryshme me partitë e bllokut maqedonas. Mund të vërehet se Grupi i Zjarrit ideologjikisht janë më shumë djathtas, dhe BDI, siç pritej për shkak të koalicionit me LSDM-në, janë më të majta dhe mendoj se nga këtu burojnë të gjitha ndarjet”, thotë analisti Xhelal Neziri. (INA)
Data 08.06.2025
Aktuale
- Shqipëria nuk ia del në “Air Albania”, Serbia merr një pikë
- Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit! Detajet e para
- Festa e Kurban Bajramit: OKH Merhamet dhe ShK “Vizioni M” shpërndajnë 5 mijë dhurata për fëmijë në gjithë territorin e RMV-së
- Krenaria e Kosovës: Ushtarakët shqiptarë arrijnë sukses të jashtëzakonshëm në SHBA
- Google prezanton revolucionin e kërkimit me AI: Një përvojë krejt e re
- Tifozat Kuq e Zi kanë një mesazh të rëndësishëm para ndeshjes
- Toshkovski: Ajo që po ndodh me procesin evropian është më shumë se sa ngecje, është një padrejtësi
- A kërkojnë demokratët largimin e kreut të PD-së pas humbjes në zgjedhje? Përgjigjet Paloka: Berisha është njeriu që e mori partinë nga humnera dhe e ngriti! Unë lodhesha duke e parë të…