Një autobus ka marrë flakë para pak minutash në rrugën Shkup-Tetovë, në afërsi të pikës pagesore në fshatin Gllumovë, njofton SHENJA.
Ekipet e zjarrfikësve janë në vendngjarje dhe po përballen me zjarrin. Deri tani nuk ka informacione nëse ka viktima ose të lënduar, por ekipi i Televizionit SHENJA është në kontakt me Ministrinë e Brendshme dhe brenda edicionit të lajmeve do të ju informojmë për detaje më të reja nga ky incident.
Pas pak minutash, gjatë edicionit të lajmeve në televizionin Shenja do të kemi edhe lidhje të drejtpërdrejt nga vendngjarja. /SHENJA/



