Autobusi ka marrë flakë rreth orës 18:20 minuta, e për fat të mirë, nuk ka asnjë të lënduar. Këto të dhëna i konfirmojnë nga ministria e brendshme për Televizionin SHENJA.
Nga MPB thonë se në momentin kur autobusi është kapluar nga flakët, në të nuk ka pasur udhëtarë, por në të ka qenë vetëm shoferi i autobusit, i cili gjithashtu ka kaluar pa pësuar ndonjë lëndim.
Ndërkohë, autobusi është djegur plotësisht, ndërsa ekipet policore dhe të prokurorisë janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë hetimet e duhura për zbardhjen e plotë të rastit. /SHENJA/
________________________________________________
Një autobus ka marrë flakë para pak minutash në rrugën Shkup-Tetovë, në afërsi të pikës pagesore në fshatin Gllumovë, njofton SHENJA.
Ekipet e zjarrfikësve janë në vendngjarje dhe po përballen me zjarrin. Deri tani nuk ka informacione nëse ka viktima ose të lënduar, por ekipi i Televizionit SHENJA është në kontakt me Ministrinë e Brendshme dhe brenda edicionit të lajmeve do të ju informojmë për detaje më të reja nga ky incident. /SHENJA/



