Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në zonën e Fushë-Dukatit, ku një automjet është përplasur me ndarësen metalike të rrugës.
Si pasojë e përplasjes së fortë, struktura metalike ka depërtuar brenda mjetit, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme.
Po ashtu i lënduar ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit, 22-vjeçari Endri Cenodemaj, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se aksidenti ka ndodhur pasi i riu ka humbur kontrollin.


