Nga 50 vizita të bëra nga ekipi i Avokatit të Popullit nëpër organet dhe institucionet ku liria është e kufizuar si : 4 Institucione ndëshkuese korrektuese, 8 stacione policore, 1 institucion publik për mbrojtje sociale dhe 37 vende për vendosjen dhe ndalimin e refugjatëve/emigrantëve, janë mbledhur fakte shokuese për gjendjen në të cilën ndodhen këto objekte, shkruan Almakos.
Sipas Avokatit të Popullit, Ixhet Memeti, personat që qëndrojnë në këto objekte i nënshtrohen trajtimit çnjerëzor dhe nënçmues, ata qëndrojnë në kushte jashtëzakonisht të këqia.
Sa i përket repatit pranues në burgun e Idrizovës, Memeti tha se të dënuarit, me ligj duhet të qëndrojnë aty jo më shumë se 30 ditë, por megjithatë ata qëndrojnë shumë më tepër nëse nuk paguajnë për të kaluar tjetërkund. Gjatë vizitës se ekipit hetues në këtë hapësirë me tre dhoma, një korridor dhe një banjo janë gjetur 80 persona.
Kjo nuk është e vetmja, në gjendje po aq të keqe është edhe reparti i ambulancës dhe ai i femrave. Tek ky I fundit që tre vjet nuk funskionon sistemi shëndetësorë . Myk, lagështi, papastërti , insekte që mund të përhapin sëmundje ngjitëse ishin vetëm fillimi. Të burgosurit duhet të zgjedhin të flenë në krevat pa dyshek ose në dysheme mbi ndonjë karton.
Ai që dëshiron diçka më të mirë duhet të paguajë, pra një tjetër shqetësim , korrupsioni në burgje. Atje shiten krevate, telefona, favore, por edhe lloje të ndryshme të drogave dhe për secilën nga këto ka çmim. Nëpër burgje nuk ka sistem të sigurisë, mbrojtje shëndetësore, risocializim, por ka shkallë të lartë të korrupsionit. Një roje nuk mund të ruaj si duhet rendin kur aty janë mbi 100 te burgosur, tha Memeti.
“ Për shkak të kushteve të këqia dhe degraduese kërkoj urgjentisht mbylljen e Repartit të pranimit në “ Idrizovë” dhe transferimin e personave në hapësira përkatëse”- tha Avokati i Popullit.
Gjendje e keqe është vërejtur edhe në disa stacione policore si Çair, Kriva Pallankë dhe Berovë.
Vetëm një nga 8 stacionet në të cilat ka pasur kontrrolle, i plotëson kushtet mininmale për ndalim dhe marrje në pyetje.
Në Stacionin në Kriva Pallankë u gjetën kabllo nëpër hapësirat e improvizuara për ndalim, gjë që është rreptësisht e ndaluar, u shpreh Avokati i Pppullit. Në stacionin policor në Berovë personat e ndaluar mbahen në podrum, ku nuk kanë as mënyrë për thirrje.
“Në pjesën më të madhe të rastëve , për të mos thënë në të gjitha pikat, nuk ka system për thirrje. Në Berovë hapësira e ndalmit është dy kate nën tokë, e duke mos patur system thirrje rrezikohet edhe jeta e të ndaluarve, andaj ne kërkojmë menjëherë mbylljen e kësaj qendre”- tha Ixhet Memeti.
Mjerueshëm është edhe qendra në Demir Kapi. Aty vjen erë jashtëzakonisht e keqe e cila përhapet edhe ne hapësirat e Entit Special. Personave që mbahen aty nuk u ofrohet kujdes, nuk janë të ndarë sipas gjinisë, flenë në dhomën e ditës, një pjesë e tyre nuk e marrin terapinë e nevojshme fizikale, ushqimi u jepet në vende të improvizuara afër tualeteve, nga ku vjen erë mbytëse.
Për nxjerrjen e rezultateve të përfshira në këtë raport të gjashtë të Avokatit të Popullit janë angazhuar :2 kriminolog, 2 forenzikë, 4 psikiatër, 1 psikoog, 1 punonjës social, 5 juristë dhe 1 infermiere.
Evi Shkopi
Almakos.com
Fotografi: