40 emigrantë të depërtuar nga Italia kanë mbërritur në portin e Shëngjinit me anijen Libra. Shtetas të kombësive të ndryshme, ata janë zbarkuar nën masa të rrepta sigurie, me pranga në duar, dhe pritet të dërgohen në Kampin e Gjadrit. Ky transferim është pjesë e marrëveshjes ndërmjet qeverisë italiane dhe asaj shqiptare për trajtimin e emigrantëve të paligjshëm.
Emigrantët janë transferuar nga qendra e pritjes së azilkërkuesve (CPR) të Brindizit në Shqipëri, pas miratimit të dekretit të 28 marsit nga autoritetet italiane, i cili lejon transferimin e azilkërkuesve dhe emigrantëve të parregullt në qendra pritjeje në Shqipëri. Ky proces është në përputhje me vendimet e gjykatave dhe autoriteteve të policisë italiane.