Shqiptarët janë të revoltuar tej mase me LSDM-në e cila është aktivizuar në fushatë tek komunat shqiptare më shumë se vetë BDI-ja. Nëpër takime me qytetarët, nuk po shkon më Ali Ahmeti, por Zoran Zaevi.
Përpos kësaj, aktivistë të LSDM-së po kontaktojnë të gjithë ata që shqiptarët që i njohin, duke u kërkuar votë për BDI-në. Shqiptarët kanë shprehur mllefin e tyre ndaj të gjithë funksionarëve të LSDM-së, të cilët po kërkojnë të pamundurën: përkrahjen për kriminelët e BDI-së. Madje, ata kanë filluar edhe të denoncojnë këto ftesa publikisht. Njëri nga to vjen nga Çairi, i cili ka shpërndarë në profilin e tij në rrjetin social Facebook një kontakt të një aktivisti të LSDM-së, duke theksuar se ai e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar që të votojë për Visar Ganiun.
Data 18.09.2025
Aktuale
- VLEN mbështet thirrjen e BE-së për debat urgjent mbi agresionin kundër Katarit
- Gjashtë kandidatë për kryetar të Tetovës dhe 10 lista këshilltarësh
- E kërcënoi një person me armë plastike, arrestohet 48-vjeçari nga Gostivari
- Osmani: Sundimi i ligjit në Maqedoni nuk është përmirësuar, Çairi “njollë e zezë”
- Vajzë 12-vjeçare sulmohet nga disa të mitur në sheshin e Tetovës
- Trençevska: Gratë nuk duhet të jetojnë me frikë
- Ajdari: As VMRO, as Levica e as “bota serbe” nuk vendosin kush i përfaqëson shqiptarët
- Ali Ahmeti uron Ramën: Na ke përkrah, në mbështetje të Shqipërisë europiane