Personi në foto, është 34-vjeçari Kristjan Thaçi, i cili pasditen e sotme ka plagosur me thikë dhe sende të forta dy fqinjët e tij, babë e bir, gjatë një sherri në hyrje të pallatit ku ata banojnë.
Pas ngjarjes Kristjan Thaçi është shpallur në kërkim, ndërsa babë e bir të plagosur, kanë përfunduar në spital.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në hyrje të pallatit ku ata të tre banojnë, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.01.2025, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta,në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi K.Th, 34 vjeç, ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin M.N, dhe me sende të forta shtetasin A.N.
Shtetasit A.N dhe M.N(babë e bir), ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllimin kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.