Policia ka gjetur veturën YUGO nga e cila sonte ka gjuajtur vrasësi deri tani i panjohur ndaj 24 vjeçarit Burim Idrizi i cili më pas iu është nënshtruar plagëve.
Almakos çaste më parë ka siguruar fotografi ekskluzive, nga ku shihet se si policia e merr YUGO-on, prej të cilës thuhet se është shtënë drejt të riut që humbi jetën dje në Çair, ndërsa etura është gjetur në rrugën “Nikolla Maleshevski” në lagjen Topanë në Çair.
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1964575253583317/