“Në Komunën e Bogovinës sot është vendosur gurthemeli i Shtëpisë së kulturës në vendbanimin Kamjan. Në aktin solemn ishin të pranishëm kryetari i Komunës së Bogovinës z. Albon Xhemaili, ministri i Kulturës z. Hysni Ismaili dhe kryetari i partisë Alternativa z. Afrim Gashi.
“Themelimi dhe vënia në funksion e sa më shumë institucioneve do të thotë një decentralizim sa më i mirëfillt, më i pavarur dhe një mundësi e të shprehurit të artistëve që jetojnë dhe veprojnë në këtë Komunë” tha kryetari i Komunës dhe më pas i falënderoi të gjithë të pranishmit për prezencën e tyre.
Ndërtimi i objektit është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe janë siguruar mjete financiare në vlerë prej 25 milionë denarë për fazën e parë dhe do të vazhdohet me ndarjen e buxhetit edhe për fazat në vijim deri në finalizim të këtij projekti.“, shkruan Albon Xhemaili i Aleancës për Shqiptarët, kryetar i komunës së Bogovinës.
Data 16.03.2026
Aktuale
- Shkencëtarët zbulojnë “shqisën e shtatë” te njerëzit
- Ai që lindi nga e qeshura: Një bisedë me Is’hakun a.s.
- 91 kundërvajtje në komunikacion në Shkup, konfiskohen motoçikleta, shtatë kallëzime penale për drejtim të pakujdesshëm
- Vetëflijimi nuk mjafton – dhimbja duhet të bëhet mësim sistemik
- Analizë: Pse BDI dhe Ali Ahmeti janë kaq të heshtur përballë qeverisë?
- Ngjarje e rëndë në Çair: 16-vjeçari sulmohet dhe plagoset para një hoteli
- Të martën do të realizohet një tjetër fluturim për evakuimin e shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Mesme
- Të martën fluturim i radhës për evakuimin nga Lindja e Mesme














