
Foshnja i parë në Shkup për vitin 2017 ka lindur në Çair dhe është djalë. Ai ka ardhur në jetë në ora 4 e 15 minuta nga nëna Hikmete Ramadani Emini. Foshnja ka lindur 3 kilogram e 400 gram dhe e gjatë 53 centimetra. Drejtori i Spitalit për Gjinekologji dhe Akusheri “Nënë Tereza” në Çair, Bashkim Ismaili deklaroi se foshnja dhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Lindja ka ndodhur në 4 e çerek, ka filluar për lindje spontane, ka përfunduar me operacion, ka kaluar mirë edhe nëna edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore. Probleme nuk ka shpresojmë të jenë mir edhe më tej. Vitin që kaloi e kaluam me 20 për qind me punë, shpresoj edhe këtë vit ta kalojmë”, ka thënë Bashkim Ismaili, drejtor i spitalit.
Foshnjën e vizituan edhe kryetari i qytetit të Shkupit Koce Trajanovski dhe ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov. Trajanovski nënës Hikmete Ramadani Nuredini dhe familjes ua uroj Vitin e Ri dhe u dhuroi librezë kursimi me 20.000 denarë dhe dhurata të tjera.
“Sot jemi këtu në spitalin gjinekologjik “Nënë Tereza”, t’ia urojmë foshnjën e parë familjes Ramadan. Ti dëshirojmë shëndet, fat dhe sukses por edhe të kenë shumë momente të këtilla gëzimi në familje. U dëshirojmë që foshnja të jetë më e shëndet dhe të ketë kushte sa më të mira për jetesë. Po ashtu i urojmë edhe punonjësve shëndetësor, drejtorit dhe gjithë spitalit gjinekologjik këtu në Çair”, ka thënë Koce Trajanovski, kryetar i Qytetit të Shkupit.
Paraprakisht, foshnjën e parë e vizitoi edhe Ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu i cili uroi familjen dhe në emër të MPB-së si dhe iu dha dhurata.
Mefail Ismaili /SHENJA/
Foshnja e parë lindi në Çair, është djalë by tvshenjaofficial