Forumi i Patriotëve Mendjelirë konstaton se politika e plotësimit të gjitha dëshirave të BDI-së dhe në dëm të interesave nacionale maqedonase u tregua si e gabuar dhe nuk ka siguruar shumicën për formimin e qeverisë, transmeton Tetova1.
“Ne shumë herë i kemi treguar Gruevskit dhe drejtuesve të partisë se në rrugë të gabuar janë duke e çuar partinë dhe se janë duke kontribuar për shkatërrimin e saj. Shpesh herë kemi thënë se marrja e vendimeve në dëm të popullit maqedonas dhe Republikës së Maqedonisë. .Duam t`i themi Gruevskit se kjo humbje është personale e tij dhe jo humbje e VMRO-DPMNE-së, humbje që nënkupton fund të karrierës së tij politike.
Forumi i patriotëve mendjelirë pas dështimit për të siguruar shumicën i fton drejtuesit që publikisht të tregojnë se çka ka qenë lëndë e bisedimeve dhe çka iu është afruar BDI-së për koalicion. Njashtu në interesin e VMRO-DPMNE-së është që Nikolla Gruevski të jap dorëheqje të parevokueshme nga funksioni kryetar i VMRO-DPMNE-së”, thuan nga Forumi i Patriotëve Mendjelirë.