05 May
I dyshuari kryesor në rastin e PSP-së, “Fortesa II”, Goran Grujevski sot duhet të paraqitet në Gjykatën Penale për seancë dëgjimore.
Në këtë lëndë PSP-ja akuzohen shtatë punonjës në DSK të cilët ndiqen për zhdukjen e dokumentacionit zyrtar e lidhur me bisedat e përgjuara, konkretisht shkatërrimin e mbi 2 mijë dokumenteve, prej të cilave 22 kanë të bëjnë me sistemet për ndjekjen e komunikimeve. Ish drejtori i Drejtorisë së Pestë në MPB Grujovski, ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dhe katër të dyshuar të tjerë u akuzuan vitin e kaluar për shkatërrimin e sistemit të përgjimit të paligjshëm me vlerë 10 milionë euro.