Dollari u forcua kundrejt monedhave kryesore sot pasi një rritje e rasteve të Covid-19 në Kinë çoi në ri-vendosjen e kufizimeve të ashpra atje dhe dëmtoi ndjenjën e investitorëve në tregje. Rastet e reja të koronës në Kinë kanë minuar shpresat se qeveria në Pekin së shpejti mund të lehtësojë masat kufizuese. Kjo ka nxitur forcimin e dollarit, i cili konsiderohet një strehë e sigurt në kohë të trazuara.
Në tregjet e tjera të monedhës, kriptovalutat mbetën nën presion, me bitcoin që u fundos 1.1% në 16,078 dollarë. Crypto Exchange FTX i detyrohet afro 3.1 miliardë dollarë 50 kreditorëve kryesorë, sipas dosjeve të falimentimit. Sipas të dhënave më të fundit nga bursa, funta britanike po tregtohej në nivelin 1182 dollarë, duke rënë me 0.58% në nivel ditor. Dollari australian ra 0.79% kundrejt rivalit të tij amerikan në 0.662 dollarë, ndërsa dollari i Zelandës së Re u dobësua me 0.53% në 0.612 dollarë.