Ushtria ukrainase tha të shtunën se po përparonte rreth Bakhmutit, epiqendra e luftimeve me trupat ruse në Ukrainën lindore.
Ushtarët ukrainas po përparojnë në disa zona të frontit në drejtim të Bakhmutit, ndërsa rusët po humbasin pajisje dhe fuqi punëtore, raporton Euronews.
“Operacioni mbrojtës ndaj Bakhmutit vazhdon,” njoftoi në Telegram komandanti i trupave tokësore të Ukrainës, gjenerallejtënant Oleksandr Sirsky. “Ushtarët tanë po avancojnë në disa zona të frontit dhe armiku po humb pajisje dhe ushtarë.
Një raport i ri i publikuar nga Instituti për Studimin e Luftës (ISW) thotë se Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë arritur sukses në veriperëndim të Bakhmut në kundërsulme të lokalizuara, siç dëshmohet nga pamjet e publikuara që tregojnë tërheqjen e trupave ruse në bregun jugor të rezervuarit Berkhivske./Lajmi i plotë.