Ministria e Shëndetësisë e Palestinës ka bërë të ditur se forcat izraelite kanë arrestuar Hussam Abu Safiya, drejtorin e spitalit Kamal Adwan në veri të Gazës dhe punonjës të tjerë, një ditë pasi trupat izraelite i vunë zjarrin objektit të vetëm të madh të kujdesit shëndetësor të zonës, transmeton Anadolu.
Arrestimi vjen pas një ofensive ushtarake izraelite që vu në shënjestër spitalin Kamal Adwan dhe rrethinat e tij.
Dje, trupat izraelite evakuuan me forcë pacientët dhe personelin mjekësor nga spitali dhe disa u arrestuan para se t’i vënë zjarrin sektorëve të spitalit, duke e bërë atë plotësisht të paoperueshëm.
Që nga java e parë e tetorit të vitit të kaluar, Izraeli ka vrarë të paktën 45.400 palestinezë në Gaza, si dhe e ka kthyer enklavën në rrënoja.
Muajin e kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.-
Izraeli për veprimet e tij në enklavën palestineze gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.