Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula fon Der Lajen në një deklaratë për MIA-n shfaqi bindje se Maqedonia sot do ta marrë ftesën për në NATO dhe se planifikon që vendin ta vizitojë në vjeshtë.
“Gjermania fuqimisht e mbështet marrjen e ftesës për hyrje në NATO për miqtë tanë të Maqedonisë dhe jam shumë e sigurt se ky do të jetë rezultati i Samitit dhe me padurim pres ta vizitoj shtetin tuaj të shkëlqyer, në shtator mendoj”, tha Fon der Lajen.
Në pyetjen lidhur me referendumin, Fon der Lajen u përgjigj se shpreson se ai do të kalojë mirë.
“Uroj që referendumi të kalojë mirë, shumë është e rëndësishme për ne, miqtë tanë të Maqedonisë të hyjnë në NATO”, deklaroi për MIA-n, ministrja gjermane e Mbrojtjes.
Data 04.09.2025
Aktuale
- VLEN dënon dhunën ndaj nxënësve shqiptarë në Tetovë: Nuk lejojmë nxitjen e tensioneve ndëretnike
- FOTOT/ Kaos në rrugët e Berlinit, makina shtyp grupin e fëmijëve, disa të plagosur! Arrestohet autori, dyshimet e para të policisë
- Aliu: Deri tani janë dorëzuar dosje mjekësore për tetë raste të dyshuara ndërhyrjesh kardiokirurgjikale pa bazë mjekësore
- Bujar Osmani: Bit Pazari është zemra e ekonomisë së Çairit, do t’ia kthejmë dinjitetin
- Mexhiti transformon rrugën ‘Ahmet Hajdari’ – Qytetarët do të lëvizin pa pengesa dhe me siguri maksimale!
- Morën paga pa shkuar në punë në AUV Kumanovë – pesë persona nën hetim
- Izet Mexhiti vizitoi punimet në rrugën “Ahmet Hajdari” në Çair
- Aksion shpëtimi në Halkidiki, gjendet shëndosh e mirë notuesja 63-vjeçare nga Maqedonia e Veriut