“NATO e vlerëson përparimin e jashtëzakonshëm të Maqedonisë dhe shpresojmë se në të ardhmen e afërt do t’ju mirëpresim si aleati i 30-të në NATO”, deklaroi komandanti i komandës së forcave të përbashkëta aleate në Napolit, admirali James Foggo, pas takimin e ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.
Ai tha se përkushtimi në sigurinë e përbashkët të 29 vendeve tjera të NATO-s do ta rrisë sigurinë edhe në Maqedoni.
“Për herë të fundit isha në Maqedoni në vitin 2004. Atëherë në vizioni ynë për vendin tuaj ishte që Maqedoni të bëhet anëtare e NATO-s dhe shpresojmë se koha do të vjen për këtë. Në Shkup, NATO ka Zyrë për lidhje që bashkëpunon me autoritetet e juaja, formuar në vitin 2002 dhe jep këshilla në procesin gjithpërfshirës për marrjen e anëtarësimit të plotë në Aleancë”, theksoi Foggo.
Ai falënderoi kontributit profesional të forcave të Maqedonisë në Afganistan.
Ministrja Sheqerinskja e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme nga NATO dhe tha se në fillim të vitit 2019 Maqedonia do të jetë në tryezë së bashkë me aleatët e NATO-s dhe pas miratimit të suksesshëm do të jetë anëtare e 30-të./Telegrafi/

