Është e dukshme lëvizja e automjeteve në pikat kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc. Këtë mëngjes edhe në incizimet e video-kamerave të Ndërmarrjes publike “Rrugët shtetërore” mund të vëreheshin kolona të automjeteve që presin në pikat kufitare. Nga MPB informojnë se në periudhën nga ora 10 mbrëmë deri sot në mëngjes në orën 10 në PK Bogorodica për hyrje në Maqedoni janë paraqitur 3 444 udhëtarë, ndërsa për dalje 12 394. Në të njëjtën periudhë në pikën kufitare Tabanoc kanë hyrë gjithsej 8 173 udhëtarë, ndërsa kanë dalë 10 049. Kaosi në pikat kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë është i zakonshëm gjatë fundjavës dhe festave. Kaos pritet edhe të dielën në mbrëmje.
Data 03.09.2026
Aktuale
- Tronditëse në Shkup: burrë e grua gjenden të vdekur në apartament – vajza i raportoi të zhdukur vetëm disa orë më parë
- QMK: Dy zjarre janë aktive, tre vatra nën kontroll dhe 22 janë shuar
- 27 vatra zjarri në mbarë vendin, situatë kritike në Dibër dhe Dajt
- Andonovski: Nga tetori karta e identitetit dhe patenta e shoferit do të jenë në mënyrë elektronike
- Kovaçevski: Maqedonia nuk ka marrë deri më sot një propozim më të mirë se ai francez
- Aksioni policor shpërthen në Shkup: arrestohen disa persona, dyshohet për dëm mbi 13 milionë denarë!
- VLEN: BDI-ja të tregojë a e mohon Gëzim Ostrenin?
- Sulmuan dhe kanosën policët, arrestohen dy persona në Kaçanik



