Kryeprokurori Kujtim Munishi ka thënë se nga të shtënat në Lagjen e Spitalit në kryeqytet, nuk ka asnjë viktimë.
Munishi i ka thënë Gazetës Express se një person është në gjendje më të rëndë, derisa tre të tjerë janë në gjendje më të lehtë.
“Rasti është plagosje. Një person është në gjendje më të rëndë e ndërkaq tre të tjerë janë në gjendje më të lehtë”, ka thënë Munishi.
Rastin për Express e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për çdo detaj rreth rastit do te njoftoheni me kohe”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti./Gazeta Express



